Shërbimet policore vijojnë me kontrollet e pandërprera të territorit duke përdorur dronë, për identifikimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të kanabisit.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit duke përdorur dronë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë kontrolluan në zonën përreth liqenit të Bovillës, për identifikimin dhe goditjen e tentativave për kultivimit të kanabisit.
Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, për të kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur edhe flotën e dronëve.
Policia e Tiranës fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112, çdo rast të tentativës për kultivim të kanabisit, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.
Top Channel