“Kufiri është i hapur”/ Kompania “Albawings” kërkesë: Të na lejohet të ushtrojmë aktivitetin tonë

16/06/2020 14:52

Kompania ajrore Albawings thotë se pavarësisht se kufiri tashmë është i hapur, nuk u është lejuar që të vazhdojnë më itenerarin e tyre të fluturimeve, megjithë faktin se siç ata njoftojnë është marrë miratimi me shtetet me të cilat do bëhen udhëtimet, Itali, Gjermani dhe Mbretëri e Bashkuar.

Kompania në deklaratën e saj sqaron se konkretisht ‘sot në orën 5 të pasdites kemi një fluturim nga Pisa në Tiranë me 170 pasagjerë dhe jemi akoma në pritje të lejes për të fluturuar nga autoritetet shqiptare. E njëjta situatë është edhe në ditët në vazhdim, si nesër në mëngjes nga Londra me 170 pasagjerë të tjerë”, ndërsa shtojnë se në mënyrë të vazhdueshme e kanë paraqitur kërkesën e tyre dhe shqetësimin pranë Aviacionit civil, ministrisë së Infrastrukturës, asaj të Jashtme dhe Kryeministrisë.

“Kërkojmë nga Autoriteti i Aviacionit Civil apo ministria e linjës që të na lejohet të ushtrojmë aktivitetin tonë, të mos trajtohemi mbi baza diskriminuese”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Albawings është një kompani me kapital 100% shqiptar dhe paguan me rregullsi të gjitha detyrimet e saj ndaj shtetit shqiptar dhe partnerëve të tjerë”, përfundon deklarata e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA