Dy fëmijë kanë rënë në një puset në fshatin Milloshevë të Obiliqit. Njëri është nxjerr i vdekur teksa tjetri është duke u kërkuar nga njësitet e shptëtimit.

Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmijë rreth 10/12 vjeçar i nxjerrur nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjetër i cili dyshohet të ketë rënë ne pusë/ ujë”, ka thënë Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA