TIRANË- Një postë në kryeqytet ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme. Burime për Top Channel bëjnë me dije se, kanë qenë dy persona që kanë kryer grabitjen e pikës postare që ndodhet pranë ish-sheshit Shqiponja.

Autorët pas grabitjes janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me anë të një motori.

Njoftimi i policisë:

Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.

Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA