E denoncoi Fiks Fare/ 6 mijë euro gjyqtarëve për të mbyllur çështjen, arrestohet Sami Dema
16/06/2020 20:47
Një avokat 56-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në pranga në Kurbin.
Atij i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Rasti i Sami Demës është denoncuar në emisionin investigativ Fiks Fare.
Skandali/ 6 mijë euro gjyqtarëve për të mbyllur çështjen
Top Channel