Dibër/ Goditen 7 raste të krimeve mjedisore, procedohen penalisht shtatë persona

16/06/2020 09:50

Policia e Dibrës njofton se gjatë 2 javëve të para të muajit qershor janë goditur 7 raste të krimeve mjedisore, konkretisht 6 raste të ndërtimeve të paligjshme dhe 1 rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.

Kështu janë proceduar penalisht 7 shtetas dhe janë sekuestruar lëndë drusore.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur 7 raste.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

U. C., B. XH., S. M., banues në Bulqizë, Q. L., S. D., SH. P., banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi F. G., banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar 7 m3 lëndë drusore, me automjetin tip ifa, pa dokumentacionin përkatës. Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Policia e Dibër do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Top Channel