Cakaj takon Džaferović: Antarësimi në BE, mbyll çështjet dypalëshe në Rajon

16/06/2020 17:49

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Sarajevë, zhvilloi një takim me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Šefik Džaferović.

Në takim, fokus i diskutimit ishte nevoja e rritjes së bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht nëpërmjet nxitjes së turizmit dhe shtimit të këmbimeve tregtare.

Gjithashtu, me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Džaferović, theksuan rëndësinë e patjetërsueshme të mbështetjes së Procesit të Berlinit dhe ruajtjes së frymës proevropiane në Ballkanin Perëndimor.

“Ndamë pikëpamjen se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një instrument shumë i rëndësishëm i reformave dhe mbylljes së çështjeve dypalëshe në rajon.”- u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook.

Për më tepër, Kryediplomati Cakaj theksoi se Shqipëria do të punojë pakursyer për zbatimin e objektivave të nevojshëm në procesin e anëtarësimit dhe ruajtjen e vlerave transatlantike në Ballkanin Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA