12/11 22:43
Është vetëvrarë aktivistja egjiptiane për të drejtat e grupeve Lgbt, Sarah Hijazi, 30 vjeçarja e arrestuar në tetor 2017 gjatë një koncerti në Kairo.
Faji i saj ishte se kishte ngritur një flamur me ngjyrat e ylberit që është simboli i grupit Lgbt, për çka u torturua dhe përdhunua në një burg të Egjiptit.
Ajo ishte liruar një vit më parë pas presionit ndërkombëtar, dhe jetonte në ekzil në Kanada.
Dhuna e pësuar duket se e kishte prekur thellë, aq sa për të kryer aktin ekstrem, siç pohon vetë viktima në një letër lamtumire. «Tentova të mbijetoj dhe nuk ia dola, më falni. Eksperienca ime ishte tepër e rëndë për të rezistuar”, shkruan ajo.
Top Channel