Top Channel mëson se mbrëmë në mesnatë në Kashar kanë gjuajtur me kallashnikov drejt një kompleksi.

Kompleksi pronë e shtetasit Enver Çaushi pësoi dëme të shumta materiale, por nuk raportohet për të lënduar.

Lokali gjendet në rrugën dytësore përballë autostradës.

Njoftimi i policisë për ngjarjen

Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA