Kapen “skifterët” e Sarandës/ Vidhin bagëti, orendi shtëpiake (detaje)

15/06/2020 11:42

Një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, i koduar “Kraneja” u zhvillua nga policia në Sarandë.

Dy shtetas që tentuan të largoheshin u kapën gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë të cilët akuzohen për disa vjedhje në banesa dhe jo vetëm.

“Më datë 14.06.2020, shtetasit M. B., 42 vjeç dhe E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur disa bagëti të imta të shtetasit E. M., Sarandë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve, të cilët në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen me shpejtësi me një motomjet, por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë. Pas kontrollit të ushtruar Policia u ka gjetur edhe një mjet prerës, i cili është sekuestruar në cilësinë e armës së ftohtë.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve së 3 banesave në pronësi të shtetasve O. S., N. S. dhe A. K., në fshatin Krane, disa ditë më parë, ku dyshohet se kanë marrë orendi shtëpiake me vlerë rreth 120.000 lekë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA