Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, po përballet sot, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Procesi i vetingut për znj. Hajdari po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës.

Për sa i përket analizës së pasurisë KPK u shpreh se: ILDKPI ka kryer verifikim dhe konstaton se deklarimi i pasurive është i saktë . Por KPK thotë se pavarësisht këtij raporti KPK kreu verifikime të tjera mbi të treja kriteret përfshi edhe pasurinë.

U krye hetimi bazuar mbi fakte të reja, truall 454 m2 ndodhur në rrugën Vilat Gjermane dhe shtëpi 95 m2. Subjekti deklaron se e posedon bashkë me fëmijët.

Subjekti deklaron se në 1995 sipas një kontrate me entin e banesave, dhe në deklaratën e parë të pasurisë thotë qëe ka blerë me kredi. KPK konstaton mospërputhje për këtë pasuri.

 Trualli 150 m2 i bashkuar me truallin e mësipërm nga hetimi rezulton se me anë të vkm 2015 është vendosur kalimi i pronësisë në emër të subjektit.

 Në deklaratën vetting subjekti ka deklaruar se ka fituar të drejtën 142 m2 që gjendet bashkëngjitur në pronën e mësipërme. Subjekti nuk e ka deklaruar fitimin e pronësisë për këtë sipërfaqe.

Tre njësi dhe 12 apartamente të ndërtuara mbi një pjesë të truallit ndodhur mbi një pjesë të truallit tek vilat gjermane. Subjekti deklaron se këto apartamente zotërohen prej saj dhe anëtarëve të familjes. Subjekti ka deklaruar se ka fituar një përqindje pasi ka dhënë truallin dhe investuar një shumë tek investitori. Pra ka dhënë truallin tek pala investuese S.T.

KPK thotë se subjekti nuk ka deklaruar fillimin e punimeve, as përfundimin e punimeve në objektin 10 katësh.

Pra zgjeron truallin nga 400 në 800 m katror, pastaj e bëri pallat ku investoi edhe 200 mijë euro .

KPK konstatoi më tej se: Nga hetimi dihet se subjekti ka mungesë financiare për dhjete milionë lekë të marra në formën e kleringut, pasi subjekti nuk ka deklaruar detyrimin e lidhur ndaj subjektit dhe as paraqitur të dhëna se  kishte marrë materiale betoni për ndërtim dhe rezulton se shoqëria nuk ka lidhur kontratë dhe as rezultojnë në listën e klientëve.

Shuma 160 mijë euro të shitur nga personi i bashkëlidhur familjar  me të. Në deklaratën e vitit 2012 subjekti ka deklaruar shitjen prej 160 mijë euro, subjekti deklaron se nga kjo shumë mori 14 mijë euro, ndërsa tjetrën e mori familjari i lidhur me të K.H  nga ku rezulton se për këtë objekt u lidh me Ministrinë e Energjitikës një kontratë qeraje për objektin në Qytetin Studenti. Më pas ministria njoftoi zgjidhje të kontratës së qerasë, ku pala trashëgimtare ra dakord të zgjidhej kontrata me kushtin që të paguheshin 160 mijë euro si investim.

Mungon dokumentacioni provues për llojin e investimit bar kafe.

Pasuri e llojit ullishte me sipërfaqe 950 m2 e ndodhur në Shkallnur Durrës.KPK : subjekti e bleu ullishten në vitin 2002 për 800 mijë lekë së bashku me të afërt. Në 2003 dhe 2004 nuk e deklaroi blerjen dhe më pas as shitjen e ullishtes në vlerën 1 mililonë e 500 mijë lekë.

KPK: Dhurim kuotash, personi i lidhur K.H, ka marrë kuota nga dashamireës të të atit, në vlerë kuotash në 1 milionë lekë. Këto kuota nuk janë deklaruar nga subjekti.

KPK: Konstatojmë se subjekti nuk deklaron në deklaratën vetting dhurimin e kuotave shoqërisë shpk me vlerën dy milionë lekë.
Nga hetimi rezulton se ndërtimi i pallatit 10 katësh është ndërtuar pa leje.

KPK: Rezulton se subjekti ka ndërtuar kabina deri në pesë kate, fillimisht duke shtuar edhe pesë kate të tjera. Ndërtimi informal është ndërtim i paligjshëm dhe në një pjesë toke që nuk është pronë e tyre. Duke marrë në konsideratë pasuritë e subjektit dhe personave të lidhur me të , duket se për periudhën para vitit 2003 ka mungesë burimesh të ligjshme për vlerën 18 milionë, për vitin 2005 ka mungesë burimesh të ligjshme në vlerën e 2 milionë, viti 2008 mungesë në vlerën 5 milionë. Për vitin 2010 mungesë 3 milionë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA