Një aksident i rëndë është shënuar në hyrje të qytetit të Korçës këtë të hënë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se një automjet ka goditur një objekt në anë të rrugës. Mendohet se drejtuesi i automjetit ka tentuar të shmangë një përplasje me një tjetër mjet që po udhëtonte në të njëjtin sens lëvizje por fatkeqësisht ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me një pemë dekorative dhe më pas ka përfunduar në murin mbrojtës të një biznesi.
Nga përplasja mësohet se është plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, shtetasi Denisa Lika, i cili ndodhet në spitalin e Korçës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon mbi zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burime për Top Channel thonë se Lika po udhëtonte i vetëm në momentin e aksidentit.
Top Channel