DIVJAKË- Edhe në qytetin e Divjakës janë shtuar rastet  e koronavirusit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se në këtë qytet së fundmi janë zbuluar 6 raste të reja me Covid-19.

Ende nuk dihet burimi i infektimit të këtyre personave nëse janë raste të reja apo janë familjar të personave që dolën pozitiv disa ditë më parë në Divjakë.

Ndërkohë dita e sotme në vendin tonë ishte një rekord negativ për sa u përket infektimit me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 57 raste të reja. Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.

Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA