Qytetarët ‘dynden’ drejt Gjirit të Lalzit dhe Durrësit, trafik në autostradë

14/06/2020 12:09

Mijëra qytetarë kanë zgjedhur që këtë të diel ta kalojnë në plazh. Kryesisht qytetarët e Tiranës, kanë zgjedhur plazhin në Gjirin e Lalzit , ku si pasojë e lëvizjeve të shumta drejt këtij destinacioni janë krijuar radhë të gjata trafiku.

Për shkak të makinave të shumta edhe në autostradë lëvizja e makinave bëhet shumë ngadalë, ndërsa kthesa për tek Gjiri i Lalzit herë pas here bllokohet si pasojë e fluksit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA