Me mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe të të gjitha besimeve i janë drejtuar kishës së shenjtë të Shën Ndout me shpresë dhe me besim se ky shenjt do t’i ndihmojë.
Myslyman e katolikë kanë kaluar natën duke u lutur në kishën e Shën Ndout. Besimtarët tregojnë se ky vend u ka bërë mrekulli ndaj prej shume vitesh ata vijnë dhe luten për njerëzit e tyre të dashur.
Oborri i kishës kishte me mijëra besimtarë të moshave të ndryshme të cilët duke besuar i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë edhe në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë.
Kisha e Shën Ndout tregon Padre Aurel Gjerkaj është vendi ku të gjithë gjejnë ngushëllim.
Besimtarët këtë vit nuk kanë mundur ta kryejnë pelegrinazhin e 13 të martave si vitet e tjera për shkak bllokimit nga pandemia por me lehtësimin e masave në natën e 12 qershorit mijëra besimtarë t’i drejtohen vendit të shenjte.
Top Channel