Një pallati 9-katësh me vlerë 1.5 milionë euro në Durrës i është vendosur sekuestro preventive.

Ndërkohë që është nën hetim, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, Hysen Gashi, ish-kryetar e komunës Rrashbull, pasi sipas informacioneve që dispononte Policia, ka dhënë leje ndërtimi që bien ndesh kriteret ligjore në zonë.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive”, si dhe në bashkëpunim me IKMT-në u urdhërua pezullimi i punimeve që kryheshin në objektin pallat 9-katësh + papafingo +1 kat nën tokë, me administrator shtetasin J. A., banues në Durrës, ndërtim në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën 1.5 milionë euro, sipas çmimit të tregut.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA