Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla.
Për sa i përket telefonatës, Kryediplomati Cakaj është shprehur, me anë të një postimi në facebook, se me homologen kosovare kanë theksuar vullnetin e përbashkët për ta zhvilluar marrëdhënien mes dy vendeve tona në shkallë edhe më të larta nëpërmjet disa projekteve konkrete.
“Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës në çdo fushë të politikës së jashtme e për forcimin e faktorit shqiptar në përgjithësi.”- u shpreh Cakaj në postim.
Në përfundim, Cakaj ka ftuar homologen e tij në Tiranë, për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Top Channel