Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se përmes një urdhri ekzekutiv do të mund të inkurajojë departamentet policore që të zbatojnë “standardet aktuale profesionale sa i përket përdorimit të forcës”, në kohën e protestave kombëtare kundër racizimit, që janë nxitur pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd sa ka qenë në mbrojtje policore.
Duke folur në një tryezë të rrumbullakët në Dallas, Trump ka kundërshtuar pretendimet e përgjithshme të protesutesve për racizëm nga ana e policisë, duke thënë se vetëm pak persona duhet fajësuar, si dhe është e padrejtë që zyrtarët policorë të konsiderohen fanatikë.
“Neve na duhet të punojmë së bashku për të luftuar fanatizmin dhe paragjykimet kudo që shfaqen”, ka thënë Trump.
“Mirëpo ne nuk do të arrijmë përparim dhe nuk do të shërojmë plagë duke i grupuar në mënyrë të rreme miliona amerikanë si racistë apo fanatikë”.
Thirrja për krijim të një standardi kombëtar sa i përket përdorimit të forcës, përbën propozimin e parë konkret të Trumpit për reforma policore, pas vdekjes së Floydit në Mineapolis.
Megjithatë ai ka ofruar pak të dhëna rreth këtij diskutimi, që ende pritet të formalizohet.
Trump, që garon për një tjetër mandat si president i SHBA-së, ka thënë se administrata e tij do të shtyjë përpara, në mënyrë agresive, zhvillimin në komunitetet me minoritete, do të përballet me pabarazitë rreth kujdesit shëndetësor, duke investuar “shuma substanciale” në institucionet mjekësore, si dhe do të përmirësojë mundësitë për shkollim.
Në të njëjtën kohë, ai ka reaguar edhe rreth protestuesve në Sietëll, që kanë krijuar në barrikadë, si dhe ka përmendur kryetaren e qytetit, bashkë me gurvernatorin, të dy demokratë.
“Ktheni kontrollin e qytetit tuaj tani. Nëse nuk e bëni këtë gjë, do ta bëj unë”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
Kryerja, Jenny Durkan, ka paralajmëruar se secili veprim i Trumpit për të angazhuar ushtrinë do të ishte joligjor.
“Shkoni në bunkerin tuaj”, i ka thënë ajo Trumpit.
Demokratët në Kongres kanë prezantuar një projektligj për reforma policore, derisa edhe repulbikanët kanë thënë se janë të hapur për të ndërrmarrë diçka.
Top Channel