
29/04 23:13
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video ku tregon se disa nga bizneset e vogla, me të cilat kryedemokrati Lulzim Basha ka patur takime dhe ku janë përcjellë ankesa, në fakt janë përfitues të pagave të luftës që i kanë marrë tashmë.
“Të qash e të mos qeshësh dot…”, është mbishkrimi i videos së kryeministrit.
“Faktet nuk janë opinione, shpikjet nuk janë alternativë qeverisëse. Politika nuk është lojë me njerëzit”, thuhet në videon e Ramës.
Top Channel