Një burrë në Indi që pretendonte se ishte një magjistar dhe kishte forca të mbinatyrshme për të mposhtur COVID-19, ka vdekur nga kjo sëmundje madje ka infektuar dhe 20 persona që kishin shkuar për t’u kuruar tek ai. Burri nga Ratlam, puthte duart e personave që shkonin për të takuar atë, në këtë mënyrë ai besonte se koronavirusi mund të qëndronte larg tyre.
Ai mendonte se me anë të puthjes, të cilën ai e quante të magjishme, mund të shëronte persona me COVID-19. Zyrtarët e departamentit të shëndetësisë thanë se burri u infektua vetë me koronavirus më 3 qershor, ndërsa ditët e fundit ka ndërruar jetë. Autoritetet kanë nisur gjurmimin e kontakteve të tij dhe deri më tani ka rezultuar se 20 persona që janë takuar me të janë mbartës të sëmundjes. Ndërkohë autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i besojnë pretendimeve të tilla dhe të respektojnë masat e thëna nga ekspertët e shëndetësisë për të frenuar përhapjen e virusit.
Top Channel