Është zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në një lokal në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.
Policia bëri të mundur identifikimin, lokalizimi dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Vihet në pranga 28-vjeçari, Franci Alimi, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj personit dhe i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.
Ndërkohë policia njofton se janë sekuestruar rrobat dhe biçikleta që autori ka përdorur gjatë kohës së vendosjes së lëndës eksplozive.
Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkatërrm i pronës me eksploziv”.
Për njoftimin e plotë të policisë klikoni këtu.
Top Channel