Bregdeti i Kunes ka qenë një nga më të preferuarit nga turistët, por edhe nga vendasit për bukuritë e shumta natyrore, për ajrin e pastër dhe për qetësinë.
Vitet e fundit në bregdetin e Kunes ka patur shumë pak vizitorë dhe kjo për shkak të ndotjes së shkaktuar në të shumtën e rasteve nga vetë dora e njeriut.
Në Kune mbetjet plastike të nxjerra nga deti, por dhe të lëna aty nga njerëzit kanë mbuluar pjesen e rërës duke krijuar një pamje aspak të përshtatshme për nisjen e sezonit turistik.
Nëse turistët vijnë në këtë zone dhe shohin kaq shumë mbeturina vështirë që të kthehen sërish. Nismat për mbajtjen pastër të zonave bregdetare nuk duhet të ndërmerren vetëm nga institucionet përkatëse, por dhe nga ne të gjithë pa përjashtim. Afër një pishe ndodhet një qese me mbeturina dhe ne duhet ta dërgojmë në kosh pasi aty e ka vendin.
Top Channel