10 qershori shënoi hapjen e plazheve në brigjet e Adriatikut, po pushuesit janë ende të paktë.

Frekuentuesit po shijojnë detin dhe rërën e pastër që ende nuk është “pushtuar” nga plazhet private. Hapësirat krejtësisht të lira në plazhet e Durrësit mundësojnë lehtësisht edhe ruajtjen e distancave mes pushuesve.

Pas aplikimit në E-Albania, hotelet dhe subjektet e tjera që kanë aplikuar janë në pritje të lejeve për shfrytëzimin e rërës dhe ofrimin e shërbimeve në plazh. Në Bashkinë e Durrësit konfirmojnë se ende nuk është dhënë asnjë leje, duke shpjeguar kështu dhe mungesën e shezlongëve pranë çadrave.

Këtë fundjavë pritet një numër i shtuar pushuesish në plazhet e Durrësit. Jo vetëm nga vendasit dhe pushuesit ditorë nga Tirana, Elbasani dhe rrethet e tjera, po dhe nga pushuesit kosovarë. Gjithsesi, pas tërmetit dhe pandemisë, ky sezon nuk do të jetë i ngjashëm me sezonet e kaluara.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA