Në një dalje publike për mediat, presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se do të veprojë në zbatim të plotë të Kushtetutës, lidhur me dekretimin e datës së zgjedhjeve në vend.

Pyetjes nëse do t’i dekretojë në një ditë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, Meta tha:

“Mendoj që pyetja është interesante, por përgjigja është e qartë. Presidenti do të veprojë në raport me Kushtetutën, dhe jo si ai do të dëshironte të vepronte me logjikën normale të ngjarjeve apo të zhvillimeve.”

Më tej shtoi:

“E kam thënë që për mua edhe zgjedhjet e përgjithshme edhe vendore duhet të ishin mbajtur dje, por natyrisht unë do të jem tepër i vëmendshëm në respektimin e kushtetutës dhe detyrimeve të mia vetëm kushtetuese dhe ligjore”.

KLSH/ Meta: Po shuaj çdo dyshim. Duhet ta dinë të gjithë deputetët aktualë se…

“I vonuar por pozitiv”/ Meta për vendimin e KLGJ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA