Pacientja italiane mbush ullinj gjatë një operacioni në tru

11/06/2020 02:09

Pacientëve që i nënshtrohen operacioneve në tru, u është kërkuar më parë të luajnë violinë apo kitarë gjatë procedurës, por deri më tani, nuk ka patur asnjë rast, të ndokujt, që mbushte ullinj në shtratin e operimit. Një 60 vjeçare italiane, e bëri këtë gjatë një procedure për heqjen e një tumori në libin e saj temporal të majtë.

Neurokirurgu në spitalin Ancona Riuniti, tha se operacioni dy orësh e gjysmë, kishte shkuar shumë mirë. Pacientja e tij kishte përgatitur 90 ullinj të mbushur në një orë.

Operacionet në tru ndërsa pacientët janë zgjuar, përdoren për të trajtuar disa gjendje neurologjike si tumorët që prekin zonat e trurit përgjegjëse për shikimin, lëvizjen apo të folurën. Për të ndihmuar kirurgun që të shkaktojë dëme minimale në tru, pacientit mund ti bëhen pyetje ose të angazhohet në një aktivitet gjatë operacionit.

Lobi temporal i majtë, kontrollon aftësinë e të folurit, kujtesën dhe lëvizjen ndërsa ai i djathtë, pjesë të trupit. Dhe metoda, i lejon mjekëve të monitorojnë pacientin ndërsa ata punojnë në funksionet e trurit të tyre dhe për të kalibruar veprimet e tyre. Neurokirurgët në spitalin e Ankonës kryejnë operacione të tilla jo rrallë.

Një tjetër pacienti i kishin kërkuar të shikonte filma vizatimore. Por përgatitja e ullinjve të mbushur është më e komplikuar sidoqoftë dhe mediat italiane thonë se salla e operacionit ishte modifikuar disi e mbante edhe elementë kuzhine. Ullinjtë e mbushur janë një specialitet i rajonit të Markes, në Italinë qendrore. Ullinjtë jeshilë, mbushen me mish të tharë, lyhen në miell, vezë dhe thërrime buke e më pas skuqen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA