Sekretarja e brendshme britanike, Priti Patel e dënoi “videon e shëmtuar” që tregon policë vendas duke u rrahur në rrugë, ndërsa njerëzit rreth e rrotull qeshin.
Pamjet filmike tregojnë dy efektivë të përfshirë në një incident në Hackney të Londrës; njëri prej tyre ka përfunduar në tokë, duke u përleshur më një burrë. Ky i fundit i vendos dorën në gojë policit dhe pjesa tjetër e grupit nis të bërtasë e të qëllojë policin.
Një tjetër efektiv shfaqet dhe i bërtet turmës të largohet. Të rinjtë qesëndisin policin në tokë e shihen duke bërë dhe selfie.
10 efektivë mbërritën më pas në vendngjarje, ku arrestuan dy persona, njërin 20 dhe tjetrin 38 vjeç. Patel e quajti incidentin “ të neveritshëm” , duke kujtuar se policët po bënin thjesht detyrën e tyre duke asistuar publikun.
Top Channel