FOTO/ Pamje tronditëse, gruaja tërhiqet zvarrë me motor gjatë një tentative për grabitje

11/06/2020 19:29

Një grua është grabitur në periferi të Buenos Aires në Argjentinë, por gjatë këtij momenti flokët i kanë ngecur në rrotën e pasme të motorit që përdorte agresori dhe është tërhequr zvarrë për disa metra.

Kjo skenë është regjistruar nga kamerat e sigurisë në rrugë. Gruaja e identifikuar si Celia Chaparro, 46 vjeçe, është konfrontuar me një djalë të ri që ndodhej mbi një motor, për të cilin pretendon se tentoi t’i grabiste çantën. Gruaja thotë se kishte shkuar në një dyqan për të blerë diçka dhe teksa po kthehej për në shtëpi i ndodhi kjo skenë tronditëse.
“Ai më kërkoi t’i tregoja diçka, nuk e di, a më shtyu apo unë rashë nga tronditja. Kisha çantën në njërën dorë dhe disa qese që bleva në dyqan në dorën tjetër. Kur ai tentoi të më grabiste çantën, më kapi prej flokësh dhe nuk mbaj më mend gjë”, u shpreh 46-vjeçarja.

Raportohet se Celia si pasojë e zvarritjes ka pësuar disa plagë në trup, ndërsa agresori i identifikuar si një djalë 23-vjeçar është arrestuar dhe pritet të dalë përpara organeve të drejtësisë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA