Conte në prokurori, familjarët e viktimave: U bënë gabime me Covid-19!

11/06/2020 10:06

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, do të merret në pyetje si pjesë e një hetimi të nxitur nga të afërmit e viktimave të koronavirusit, të cilët pretendojnë se janë bërë gabime në fillesat e pandemisë.

Prokurorët në Bergamo, provinca lombarde e goditur më së shumti nga virusi, do të marrin në pyetje edhe ministrin e shëndetësisë, Roberto Speranza dhe ministren e Brendshme, Luciana Lamorgese, lidhur me atë që po shihet si dështim i autoriteteve për të vënë në karantinë qytetet Alzano Lombardo dhe Nembro pas shpërthimit epidemik atje.

“ Ushtarët ishin gati për mbylljen, por urdhri nuk mbërriti kurrë”, shkruan “Corriere della Sera”.

Familjarët e dëshpëruar të viktimave Covid-19 paraqitën 50 ankesat e para për prokurorët e Bergamos pas këmbëngulën për një hetim për neglizhencë të mundshme kriminale. Dosjet u mblodhën nga anëtarët e NOI Denunceremo (Ne denoncojmë), një grup I krijuar në rrjetin social Facebook.

“Ne nuk kemi identifikuar fajtorë në këto dosje, por folëm me prokurorin dhe sqaruam se qëllimi ynë kryesor është të zbulojmë të vërtetën,” tha Luca Fusco, presidenti i NOI Denunceremo.

“Ne nuk jemi të interesuar për dënime, thjesht duam të kuptojmë se çfarë ndodhi. Nëse e kuptojmë se çfarë ndodhi, ne mund të ndryshojmë një sistem që bëri gabime,  ”shtoi ai.

Bergamo ka regjistruar deri tani 13.600 infektime nga koronavirusi dhe mbi 3.000 vdekje, sipas të dhënave zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA