Pandemia tjetër globale mund të jetë 100 herë më e keqe se shpërthimi i koronavirusit, paralajmëron eksperti i lartë amerikan, Dr. Michael Herschel Greger.
Sipas ekspertit amerikan, pavarësisht vendeve që po kalojnë kulmin e krizës Covid-19, më e keqja mund të mos ketë ardhur ende.
“The Sun” shkruan se sipas tij, fermat e mbipopulluara të shpendëve, ku pulat mbahen afër kontaktit me njëra-tjetrën, mund të shkaktojë pandeminë tjetër.
Dr Greger beson se një pandemi tjetër vdekjeprurëse, mbase “100 herë më agresive kur të vijë”, mund të ketë një shkallë fataliteti një në dy.
Ai shton më tej se pulat shpesh mbahen në hapësira shumë të ngushta dhe kjo mund të kthehet në një mjedis ideal për sëmundjet virale, siç është gripi i shpendëve.
“Nëse doni të krijoni pandemi katastrofike, atëherë ndërtoni ferma të tilla. Kur ju mbani mijëra kafshë apo shpendë të stresuar në mënyrë kronike, në ambiente të mbyllura, të ndryrë e të ngjitur me njëri-tjetrin, keni krijuar ambientin e përsosur për krijimin e një virusi vdekjeprurës”, sqaroi Greger.
Në përmbyllje u shpreh:
“Tani kemi hyrë në një epokë ku nuk është e rrallë që mjekët të gjejnë veten duke trajtuar pacientë me infeksione bakteriale, për të cilat nuk ka antibiotikë efektivë.”
Top Channel