Vdiq teksa i shpëtonte përdhunimit, apeli liron dy të akuzuarit

10/06/2020 17:35

Gjykata e apelit në Firenze ka rrëzuar dje vendimin pararendës duke liruar “për mungesë provash” Alessandro Albertoni e Luca Vanneschi, të akuzuar për dhunë seksuale në gjyqin e vdekjes së 23-vjeçares Martina Rossi.

Më 3 gusht 2011 studentja ra nga ballkoni i ndërtesës ku po qëndronte me pushime në Palma di Maiorca, në Spanjë, teksa tentonte të shpëtonte nga tentativa e përdhunimit, tha akuza. Në dhjetor 2018 gjykata e shkallës së parë i kishte dënuar dy të akuzuarit me gjashtë vjet burg.

Albertoni e Vanneschi u liruan për mungesë të provave për akuzën e dhunës seksuale në grup dhe të vdekjes si pasojë e saj.

“Nuk ka më asgjë, Martina nuk është më dhe as drejtësia nuk është më”, tha babai i viktimës Bruno Rossi, pas dhënies së vendimit. Nëna e saj Franca, tha: “Drejtësia italiane ka ndërprerë punën e bërë më parë. Ky vendim shkel nderin e Martinës, kërkon të tregojë se u hodh vetë nga ballkoni”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA