Deputeti Myslim Murrizi ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ku ka folur rreth ngjarjeve të fundit politike në vendin tonë dhe për takimin që sot do të ketë me kryeministrin Rama dhe kryetarët e tjerë të grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend.
Murrizi ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë me një parti të re. Ai ka zbuluar edhe emrin ku me nota ironie ka thënë se do ta quajë: Partia Kundër Hajdutëve 30-vjeçar.
“Do përcaktojmë rregullat e lojës dhe pastaj do hyjmë. Me të gjtihë kolegët e m, anti komunsitë dhe demokratë që nuk vijnë nga PPSH dhe që nuk janë të sigurimet të shtetit. E kam gjet edhe emrin, Partia Kundër Hajdutëve 30-vjeçar. Ja e thash. Që zihen ditën dhe ndajnë lekët natën.”
Top Channel