Prokurorët suedezë kanë emëruar sot njeriun për të cilin thonë se ka vrarë ish-kryeministrin e vendit Olof Palme në 1986, duke i dhënë fund shumë viteve mister.
Ata thanë se akti është kryer nga Stig Engstrom, stilisti i njohur edhe si “Skandia Man” i cili ka vrarë veten në vitin 2000.
Prandaj prokurori Krister Petersson tha se po mbyllin hetimet për vdekjen e Palme.
Kryeministri i vra duke u qëlluar nga prapa me armë teksa kthehej në shtëpi me gruan e tij nga kinemaja, një të premte mbrëma.
Ai kishte larguar grupin e sigurisë për atë ditë. Atentati ndodhi në një nga rrugët më të zhurmshme të vendit ku dhjetra njerëz panë burrin që qëlloi i cili më pas i largua nga vendngjarja.
Djali i Palme, Marten tha për radion suedeze se beson se prokurorët kanë arritur në konkluzionin e duhur dhe me të drejtë po mbyllin hetimet.
“Është gjithsesi pak zhgënjyese që nuk kishin prova më bindëse si për shembull ADN ose armën e krimit”, tha ai në një intervistë.
Mbi personin e vdekur nuk mund të ngrihen akuza vrasjeje.
Stig Engstrom nuk kishte qenë fillimisht objekt i dyshimeve, thanë prokurorët por hetuesit zbuluan se ishte i aftë në përdorimin e armëve, dhe pjesë e rretheve ku dënoheshin politikat e ish-kryeministrit.
Hetuesit thanë se gjithsesi nuk kishin një “pamje të qartë” të motiveve të Engstrom për vrasjen e Palme.
Top Channel