Mes tensioneve në rritje në ngushticën e Taivanit, saktësisht ato mes Kinës e SHBA, gjuajtës kinezë kanë interceptuar dje një avion ushtarak amerikan transporti C-40A që kishte hyrë në hapësirën e Taivanit.
Kina reagoi shpejt me një shfaqje force duke ngritur gjuajtësit e prodhimit rus Su-30 në ngushticën e Taivanit dhe pranë hapësirës ajrore të vendit, duke shkaktuar alarm mes forcave ajrore taivaneze.
Su-30 është një gjuajtës i rëndë me dy motorë të cilët janë blerë prej Kinës nga Rusia që prej viteve 1990-të deri në versionet e fundit pas viteve 2000. Kina raportohet se zotëron më shumë se 100 të tillë. Avionët janë shumë më të fuqishëm se modelet amerikane të Taivanit F-16A dhe francezët Mirage 2000.
Avioni amerikan ishte ngritur nga baza e Okinawa në Japoni dhe bëri një fluturim të gjatë mbi Taiwan’s Keelung, Taipei, Taoyuan, Hsinchu, Miaoli, Taichung, Changhua.
Taivani armatoset kryesisht nga SHBA për të ruajtur pavarësinë e tij nga Kina he kohët e fundit ka bërë blerje armatimesh si tanke të rëndë M1A2 Abram, dhe avionë gjuajtës të lehtë F-16V, në vlerë disa miliarda dollarë nga SHBA.
Top Channel