Kapet i dyshuari për 40 përdhunime në qytezën nigeriane

10/06/2020 20:52

Policia në Nigeri tha sot se ka arrestuar një burrë të dyshuar, pasi rreth 40 përdhunime kanë ndodhur në një qytezë të vogël gjatë periudhës së një viti.

Një nënë në qytetin verior Dangora e gjeti burrin në fjalë në dhomën e fëmijëve të saj, sipas zëdhënësit të policisë Abdullahi Haruna. Ai ishte larguar me vrap por u ndoq nga fqinjët të cilët e kapën dhe më pas u arrestua nga policia.

Autoritetet thanë se në serinë e sulmeve seksuale përfshiheshin dhe akte ndaj një 80-vjeçareje e madje fëmijë deri në 10 vjeçarë.

Kohët e fundit ka pasur një valë përdhunimesh e vrasjesh të grave në Nigeri, që kanë shkaktuar zemërim të gjerë kombëtar.

Dangora është një qytezë e vogël në krahinën e Kano, me një terren të vështirë për t’u arritur nga policia, prandaj arrestimi i të dyshuarit solli lehtësim mes banorëve.

Rezidentët thanë se prej një viti jetonin me frikë sepse përdhunuesit kalonte gardhet dhe përdhunonte gratë në shtëpitë e tyre.
“Tani mund të flemë me sy të mbyllura,” tha një banore.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA