Një dasmë me një numër të madh të ftuarish, e mbajtur në kushte shtëpie në fund të muajit maj, mund të jetë bërë shkas për një vatër te re koronavirusi në Maqedoni.

“Ajo që dimë deri tani, është se nga një dasmë, e cila ka numëruar mbi 100 njerëz në kushte shtëpie në një kohë kur grumbullimet ndaloheshin, tani kemi mjaft persona pozitivë. Këto ditë do të realizohet intensivisht verifikimi i të gjithë të ftuarve”, deklaroi ministri i Shëndetësisë , Venko Filipçe në konferencën e përditshme për shtyp.

Filipçe shtoi se nuk ka informacion për të punësuar pozitivë në një fabrikë në afërsi të Tetovës, ku punëtorët mbërrijnë me autobusë nga Tetova, Gostivari e Shkupi. Ndërkohë, epidemiologët kanë zbuluar një rast të ri me koronavirus në rajonin e Gostivarit, ku numri i të infektuarve ka mbërritur kështu gjithsej në 30. Në Maqedoninë e Veriut, një ditë më parë u regjistruan shifra rekord të të infektuarve me koronavirus.

Nga testimi i 702 kampioneve, 127 të tjerë persona rezultuan pozitivë me COVID-19, ndërsa bilanci i vdekjeve u rëndua me tre të reja, duke e çuar totalin në 156.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA