Joe Biden ka siguruar tashmë zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike. Ai do të jetë rivali demokrat i presidentit republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
“Ishte nder që të kandidoja në mesin e grupit më të talentuar të kandidatëve që Partia Demokratike ka pasur”, deklaroi ish -zëvendëspresidenti, duke shtuar se “jam krenar të them se shkojmë në këto zgjedhje si parti e unifikuar”.
Biden ka qenë kandidati kryesor i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, që kur Bernie Sanders u tërhoq nga gara në muajin prill. Biden tashmë ka arritur ta mbledhë numrin e delegatëve, që duhen për të marrë nominimin e partisë, pasi shtatë shtete në Qarkun e Kolombias zhvilluan zgjedhjet paraprake në 2 qershor.
Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit do të mbahen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përballen me një nivel të lartë papunësie si pasojë e pandemisë së koronavirusit, si edhe një indinjate të ripërtërirë ndaj racizmit dhe protestave që pasuan vdekjen e afro-amerikanit George Floyd, gjatë arrestimit nga policë të bardhë në Mineapolis.
Top Channel