Miliarda njerëz në varfëri/ BB: Pandemia, pasoja shkatërrimtare për ekonominë botërore

07/06/2020 13:12

Pandemia e koronavirusit ka pasoja shkatërrimtare për ekonominë e botës, thotë presidenti i bankës botërore, David Malpass.

Ai paralajmëron se mënyra e jetësës së miliarda njerëzve do të preket nga pandemia dhe se rënia ekonomike mund të zgjasë për një dekadë. Në maj, malpass paralajmëroi se 60 milionw njerëz mund të binin në varfëri ekstreme nga efektet e koronavirusit. Banka botërore e përcakton varfërinë ekstreme si jetesë me më pak se 1.90 dollarë për person në ditë. Sidoqoftë, në një intervistë të dhënë së fundmi, malpass tha se më shumë se 60 milionë njerëz do të mund ta gjenin veten me më pak se 1.20 dollarë në ditë për të jetuar.

“Kombinimi i pandemisë me izolimet, ka bërë që jetët e milarda njerëzve të ndryshojnë. Kjo është shqetësuese. Pasojat direkte, dmth humbja e të ardhurave, por edhe ato shëndetësore dhe sociale, janë shumë të rënda”, – tha ai në një intervistë për BBC.
Banka botërore, bashkë me institucionet e tjera të ngjashme, kanë ofruar mbështetje për vendet më të prekura të botës por thotë se nevojitet shumë më tepër.

Ajo po i kërkon huadhënësve komercialë si bankat dhe fondet e pensioneve, të ofrojnë lehtësira për borxhet ndaj vendeve të varfra.
Sidoqoftë, për presidentin e bankës botërore, sfida e madhe është hartimi i planeve të duhura në kohën e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA