Kina “do të forcojë bashkëpunimin global” për gjetjen e vaksinës për COVID-19

07/06/2020 10:48

Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtarë rreth testimeve të vaksinave eventuale për COVID-19, tha ministri kinez i Shkencës dhe Teknologjisë.

Zhvillimi “i një vaksine është strategjia jonë thelbësore në përpjekjet tona për ta mposhtur koronavirusin e ri”, tha ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Wang Zhigang, duke shtuar se zbulimi i një vaksine merr kohë.

Kina është duke kryer testime në njerëz në pesë studime të ndara, që kanë për qëllim të gjejnë një vaksinë për sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

Ky koronavirus fillimisht u shfaq në qytetin kinez të Vuhanit, në fund të vitit të kaluar.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u zotua muajin e kaluar se nëse Kina zhvillon vaksinën për koronavirusin, në të do të ketë qasje e gjithë bota.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump e ka akuzuar Kinën për mungesë transparence gjatë pandemisë së koronavirusit, akuza këto që Pekini i ka hedhur poshtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA