Alastair Campbell kritikon Johnson: Nëse s’do ishte për CV-në që ka, nuk do gjente dot punë as si pastrues në floktoren e shqiptarit, jo më…

07/06/2020 13:49

Alastair Campbell, i njohur si spin-doctor- i ish- kryeministrit britanik Toni Bler, dihet që është edhe këshilltar i kryeministrit Rama, aq sa dihet se është edhe një nga kundërshtarët e ashpër dhe të shumtë të kryeministrit britanik Boris Johnson, sidomos për mënyrën e trajtimit të pandemisë nga Britania.

Në këtë kritikë ai nuk është i vetëm dhe shkrimin e tij në “The Independent” e fillon me berberin e tij shqiptaro–britanik në Londër, Aleks Palushi i cili është kritik për politikën e Boris Johnson ndaj koronavirusit dhe Brexit.

Pasi tregon sesi ndihmoi përmes kontakteve të veta mikun e tij shqiptar në rrugëtimin e vështirë nga Londra drejt Shqipërisë për të parë babain e vet të sëmurë dhe mënyrës sesi shume shqiptarë i drejtohen drejtpërdrejt kryeministrit Rama në mediat sociale dhe ministrave të tij për të ndihmuar sadopak gjate kohës së pandemisë, Alastair Campbell shkruan se “ka një dallim të thellë dhe turpërues mes niveleve të empatisë mes një qeverie e cila inkurajon njerëzit që të kërkojnë direkt ndihmën tek ministrat dhe kjo është mënyra shqiptare e bërjes së gjerave, dhe ministrave britanik që flasin tërë ditën e ditës se sa të mirë që janë, ndërkohë që dështojnë në çdo aspekt të krizës.”

Campbell më tej thotë se “për ta gjithë ata që e kanë në majë të gjuhës humorin me Shqipërinë, përtypeni këtë fakt: vdekjet për një milionë banorë në Shqipëri janë 11, ndërsa në Britani 600, dhe kjo është ajo që Johnson e quan “suksesin e dukshëm te tij”.

Ndërkohë që Johnson ende takonte të sëmurë nëpër spitale dhe i nxiste britanikët të shkonin në vendet e garave me kuaj dhe ndeshjet e futbollit, Shqipëria ishte nen karantinim të plotë.

Pasi përmend komunikimet e tij me kryeministrin Rama i habitur me mënyrën britanike të reagimit ndaj pandemisë, ish- drejtori i komunikimit te Toni Bler, shkruan në The Independent, se “Unë e kam njohur Ramen prej vitesh dhe kam parë dikë që di se si e bën punën e kryeministrit. E kam njohur Johnson po prej vitesh dhe kam parë mjaftueshëm se ai nuk di ta bëjë kryeministrin. Në fakt po të mos ishte për mënyrën aristokratike sesi flet, dhe CV-se se ka mbaruar Eton dhe Oksfordin, nuk jam i sigurt se ai do gjente dot punë si pastrues në floktoren e shqiptarit Palushi, lëre më pastaj te drejtonte një nga vendet më të rëndësishme të planetit”, shkruan në The Independent të Londrës, Alaister Campbell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA