Nëna, babai, katër fëmijët e vegjël dhe dy macet e tyre u gjetën të vdekur nga gazi në garazhin e tyre në një rast tmerrues vrasje-vetëvrasjeje në Texas, SHBA.
Trupat e pajetë të familjes që ende nuk është identifikuar, u gjetën brenda mjetit fuoristradë në garazhin e tyre në një zonë rezidenciale në San Antonio.
Hetuesit gjetën në hyrje të shtëpisë një letër ku shkruhej me zhargon ushtarak ‘trupa, njerëz në shtëpi, kafshë në ngrirëse, mos hyni’.
Kreu i policisë së San Antonio, William McManus tha se era e dyoksidit të karbonit kishte sprapsur policët që shkuan të bënin një kontroll në shtëpi, pasi ishin lajmëruar nga punëdhënësi i babait të familjes.
Herën e fundit ai kishte qenë në punë të mërkurën.
Policia trembej se shtëpia ishte e minuar me eksplozivë ose kimikate, prandaj dhe dërgoi një robot për të kontrolluar para se të hynin.
Të dy prindërit ishin në të 30-at e tyre dhe raportohet se ishin ushtarakë, por informacionet mbi familjet ende nuk janë publikuar.
Kreu i policisë McManus tha se vdekjet e tyre ‘nuk janë një aksident,’ dhe shtoi se hetuesit nuk po kërkojnë njerëz të tjerë në lidhje me ngjarjen. Nuk është e qartë se cili ose cilët ishin vrasësit, apo nëse viktimat kishin plagë trupore para se të mbyteshin nga gazi në makinën e tyre.
Top Channel