Disa video që tregojnë brutalitetin e policisë po qarkullojnë gjatë protestave për vdekjen e afro amerikanit Xhorxh Flojd.
Në Bufalo, shtetin e Nju Jorkut, dy oficerë janë pezulluar pasi u panë të shtrinin një të moshuar në tokë. Dhe në Nju Jork, policia u pa në imazhe video duke trajtuar me ashpërsi demonstruesit që largoheshin.
Raportet vijnë pak orë pas një memoriali për Floyd në Mineapolis, qytetin ku ai vdiq në duart e policisë. Një avokat i George Floyd tha në ceremoni se një pandemi racizmi ka çuar në vdekjen e tij. Ndërsa duke mbajtur fjalimin e tij, aktivisti për të drejtat civile, Al Sharpton tha se ishte koha që afro-amerikanët të ngriheshin dhe të thonin: Na e hiqni gjurin nga fyti.
Vrasja e George Floyd, po ashtu e fiksuar në video, ka shkaktuar zemërim dhe ka ndezur një valë protestash kundër diskriminimit racial dhe mënyrës se si trajtohen afro amerikanëve nga policia në qytetet amerikane.
Pjesa më e madhe e demonstrimeve gjatë tetë ditëve të shkuara kanë qenë paqësore, por disa janë përshkallëzuar edhe në dhunë dhe rebelim me gjendjen e shtetrrethimit të vendosur tashmë në disa qytete.
Vdekja e Floyd pason rastet e profilit të lartë të Michael Brown në Ferguson të misurit, Eric Garner në Nju Jork dhe të tjerëve, që vitet e fundit i kanë dhënë jetë lëvizjes Jeta e personave me ngjyrë ka rëndësi. Për shumëkënd, zemërimi për vdekjen e Floyd, reflekton vite të tëra frustrimi për pabarazitë socio-ekonomike dhe diskriminimin.
Top Channel