Putin, paralajmërim bërthamor Shteteve të Bashkuara!

05/06/2020 15:59

Presidenti rus Vladimir Putin firmosi politikën e re bërthamore të Rusisë, e cila do të lejojë përdorimin e armëve atomike si përgjigje ndaj sulmeve me armë konvencionale.

Praktikisht, Rusia me këtë gjest nënkupton se nuk do ta respektojë më politikën e mospërdorimit të armëve nukleare në instancën e parë. Ky është përkthyer si mesazh për Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar, presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e mundshme të  SHBA-së nga traktati “ Qiejt e hapur”, i nënshkruar në 1992 e që hyri në fuqi 10 vjet më vonë, pasi u ratifikuar nga 20 shtete. Është një traktat i nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Nato-s.

“Në përputhje me doktrinën ushtarake të Rusisë, dokumenti i ri rikonfirmon që ajo mund t’i përdorë armët atomike si përgjigje ndaj një sulmi nuklear apo një agresioni që përfshin armë konvencionale që kërcënojnë ekzistencën e shtetit”, thotë Associated Press.

Ky ndryshim në politikën e Rusisë interpretohet edhe si përpjekje për të ndaluar vendosjen e raketave amerikane në Evropë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA