Në Izrael mësimi kishte rinisur si normalisht tre javë më parë, por situata nuk shkoi ashtu siç mendonin autoritetet shëndetësore.
Numri i infektimeve në klasa është shtuar ndjeshëm, çka detyroi mbylljen e 92 shkollave dhe kopshteve. Numri i rasteve pozitive në mesin e nxënësve dhe stafit arsimor tani është 304. Në Francë gjithashtu 70 shkolla janë mbyllur pas infektimeve të reja në vazhdën e heqjes së masave të kufizimit.
Episode të ngjashme ka pasur edhe në Gjermani, sidomos në Göttingen. Shpërthimi i virusit në një vatër të re në këtë qytet bëri që shkollat të mbyllën për një javë, hera e parë që ndodh kjo pas heqjes së karantinës.
Tani në Izrael sakaq, ndodhen në izolim në shtëpi 14 mijë persona, mes të cilëve nxënës e mësues, megjithatë viti shkollor po vazhdon në të gjitha nivelet.
Top Channel