Nëse je aq i pafat sa që një gjarpër helmues të të ngulë dhëmbët, shpresa jote e vetme është anti-helmi, i cili prodhohet në të njëjtën mënyrë prej disa shekujsh.
Kjo bëhet duke ‘mjelë’ helmin e gjarprit për ta injektuar atë te kuajt ose kafshë të tjera në doza të vogla, në mënyrë që të krijojë reagim nga sistemi imunitar. Më pas merret një mostër nga gjaku i kafshës nga e cila nxirren antitrupat që veprojnë kundër helmit.
Por prodhimi i anti-helmit mund të bëhet i komplikuar për të mos thënë i rrezikshëm. Procesi është i gjatë, i ekspozuar ndaj gabimeve dhe produkti mund të ketë efekte serioze anësore.
Por tashmë kërkimet e qelizave embrionale, shpresohet që të prodhojnë anti-helmin në doza të konsiderueshme, duke ndihmuar në shpëtimin e mijëra jetëve.
Studiues holandezë kanë rikrijuar gjendrat për prodhimin e helmit të gjarprit Cape Coral dhe tetë specieve të tjera, duke përdorur qeliza embrionale. Grupi studiues tha se toksinat e prodhuara nga kopjet e gjendrave 3-D ishin identike me helmin e gjarprit.
Në një arritje paralele, edhe shkencëtarët në Indi kanë arritur të bëjnë sekuencimin gjenetik të gjarprit të kobrës indiane, një nga katër gjarprinjtë më të rrezikshëm në vend, shkaktar i shumicës së rreth 50 000 kafshimeve te gjarprinjve në vit në vend.
“Ky është një hap madhor përpara,” tha Nick Cammack, i grupit britanik të kërkimeve Wellcome. “Këto janë zhvillime gjigande që po sjellin shkencën e vitit 2020 në një fushë që deri tani ishte neglizhuar.”
Top Channel