Fushata me “fake news” kundër Ramës/ Hetimi në Itali, i përfshirë ish senatori italian Sergio De Gregorio

05/06/2020 13:22
Sergio De Gregorio

Një faqe italiane lajmesh, “Pianeta Italia News”, publikoi tre vite më parë, lajmin sipas të cilit 1400 kontenierë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për tu groposur.

Lajmi, siç u tha më vonë, ishte i rremë ndërkohë që sot, media italiane flet për një ish senator italian të arrestuar dhe lidhjen e tij shqiptare, që duket se qëndrojnë pas një skeme që kishte si qëllim rrëzimin e qeverisë shqiptare.

Sergio De Gregorio, ish senatori italian tashmë i arrestuar, në 2017, siç shkruan e përditshmja Il Fatto Quotidiano, kishte financuar aktivitetet e Ilir Kullës, një diplomat i lartë në Tiranë, i cili i kishte ngarkuar atij detyrën të organizonte një fushatë denigruese kundër qeverisë shqiptare, në tentativë për të rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Edi Rama.

Kulla, siç shkruan gazeta, është këshilltar politik i presidentit aktual Ilir Meta. Sipas dokumenteve të operacionit që është quajtur Planeti Itali, ish parlamentari italian që në 2008 u bë i njohur për kontributin në rënien e qeverisë Prodi, akuzohet për shantazh dhe riciklim parash. Dhe siç shkruan il Fatto Quotidiano, Kullës De Gregorio i kishte derdhur shumën prej 30 mijë eurosh.

Ilir Kulla, 46 vjeç, është një personalitet politik i njohur në Shqipëri, ekspert i sigurisë dhe analist gjeopolitik me raporte të mira me Italinë. Këshilltari politik i dy presidentëve, i Ilir Metës dhe paraardhësit të tij Rexhep Mejdani, për prokurorët italianë ai rezulton të jetë edhe mik personal i Salah El Din Kuftaro, i biri i myftiut të madh, autoriteti më i lartë fetar në Siri dhe drejtor i Abou Nour, fondacioni më i rëndësishëm islamik i Lindjes së Mesme.

Jo vetëm kaq, “duke pasur miqësi të shkëlqyera në Romë”, Kulla “ishte një nga ndërmjetësit për lirimin e dy vajzave Simona Torretta dhe Simona Pari, të rrëmbyer në Siri” në vitin 2004, shkruan Il Fatto Quotidiano.

Sipas hetimeve, 30.000 euro të paguara për Kullën ishin pjesë e një shume totale prej 55,000 eurosh që De Gregorio kishte marrë nga ana e tij si hua nga Barletta Eraldo; 25,000 euro të tjera ishin “investuar” në shndërrimin e Bar Surma, që është marrë sipas prokurorëve përmes zhvatjes ndaj pronarëve të mëparshëm.

Sipas përgjimeve, Kulla i kishte dhënë mandatin De Gregorios të organizonte përmes njohjeve të tij dhe mjeteve të komunikimit në dispozicion, një fushatë denigruese për qeverinë shqiptare, në mënyrë që të sigurohej rënia e saj. Kulla madje, sipas prokurorëve kishte shkuar në Itali pasditen e 26 shkurtit 2017 që të ndiqte personalisht çështjen.

Në kundërshtim me ish senatorin, burri përgjigjet se “Ilio (Ilir Kulla), deklaroi se ai kurrë nuk merrte para … nga ju … dhe nga askush tjetër për ju …”. “Bazuar në atë që doli nga përgjimet, Kulla i kishte dhënë një mandat De Gregorio për të organizuar, përmes njohurive të tij dhe mjeteve të komunikimit në dispozicion të tij, një fushatë shtypi përçarëse për qeverinë shqiptare, e cila do të provokonte rënien e qeverisë ”.

Madje, sipas prokurorëve, këshilltari Kulla kishte shkuar në Itali pasditen e 26 shkurtit 2017, që të ndiqte personalisht çështjen dhe kjo ka ndodhur vetëm dy ditë para se faqja Pianeta Italia News të botonte lajmin e rremë për kontenierët me mbetje toksike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA