Vdes gruaja shtatzënë që pinte 2 litra Coca-Cola e pije energjike në ditë

04/06/2020 21:30

Amy Louise Thorpe ishte 15 javë shtatzënë kur vdiq nga një krizë epileptike, sipas mjekëve e shkaktuar nga varësia ndaj pijeve të sheqerta e të kafeinuara.

Nëna e tre fëmijëve nga Zelanda e Re, pinte më shumë se 2 litra Coca-Cola e pije energjike në ditë, thuhej në raportin e mjekëve që hetonin për ngjarjen e fundit të vitit të shkuar.

34-vjeçarja ishte 15 javë shtatzënë kur vdiq dhe kishte një histori krizash epileptike, ku përfshihej dhe apnea e gjumit.

I Fejuari i Thorpe e përshkruante atë si “e varur” ndaj pijeve me gaz, ndërsa një tjetër dëshmonte në polici se e ndjera pinte më shumë pije energjike në ditë “nga sa njerëzit normalë mund të pinë kafe”.

Raporti mjekësor thoshte gjithashtu se Thorpe ishte duhapirëse e shpeshtë.

Në muajt para vdekjes së saj, doktorët i kishin rekomanduar Thorpe ndryshimin e mjekimit të epilepsisë pasi krizat i ishin shpeshtuar.

Hetimet zbuluan se Thorpe kishte refuzuar ndryshimin e mjekimit apo testimet më të shpeshta në spital.

Profesori i mjekësisë Hammond-Tooke tha se marrja e ekzagjeruar e pijeve të kafeinuara nga Thorpe ka kontribuar në vdekjen e saj .

Ai tha për mediat: “Në rastin e zonjës Thorpe, mendoj se kafeina e ekzagjeruar ka kontribuar në daljen jashtë kontrolli të krizave epileptike. Marrja modeste e kafeinës në pije nuk ndikon në kontrollin e krizave por sasi të mëdha kanë efekte negative në shëndet”.

FOTO GALERI
1/5
Amy Louise Thorpe ishte 15 javë shtatzënë kur vdiq nga varësia ndaj pijeve të sheqerta e të kafeinuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA