Roli i policisë në të gjithë botën është që të jetë në mbrojtje të qytetarëve. Mirëpo ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në SHBA kanë bërë që qytetarët, kryesisht fëmijët, t’i shikojnë forcat mbrojtëse si dhunues. “Mos do të na qëllosh”, iu drejtua një vogëlushe një polici në Teksas, i cili ndodhej aty për protestat që po zhvillohen për George Floyd.
Polici për të qetësuar vajzën i dhuron një përqafim të ngrohtë, duke i thënë: “Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur juve. Nuk jemi këtu për t’ju lënduar. Ju keni të drejtë të protestoni dhe të bëni gjithçka që dëshironi”. Kujtojmë që sot është dita e nëntë që në SHBA po zhvillohen protesta për vrasjen e George Floyd. Për vdekjen e 46-vjeçarit janë arrestuar katër policë, të cilët akuzohen për vrasje.
During the protest in Houston yesterday one of the police officers noticed my daughter crying. She asked him “Are you gonna shoot us” he got down on one knee wrapped his arm around her and responded: pic.twitter.com/gQWF7HMf3l
— SimeonB ? (@iamsimeonb) June 3, 2020
Top Channel