Madeleine McCann; Policia gjermane zbulon pedofilin që ka vrarë 3 vjeçaren në 2007

04/06/2020 18:16

Prokurorët gjermanë thanë sot se besojnë se 3-vjeçarja britanike Madeleine McCann e zhdukur në 2007 është vrarë dhe se kanë identifikuar të dyshuarin kryesor për ngjarjen që tronditi Evropën dekadën e kaluar.

Vogëlushja britanike u zhduk asokohe nga një shtëpi pushimi në Portugali ku ishte me prindërit e saj Kate e Gerry McCann, të cilët nuk kanë ndaluar ndonjëherë kërkimet për të.

Por autoritetet gjermane i dhanë atyre sot lajmin e keq, teksa kryeprokurori tha se besojnë se Maddie ka vdekur, dhe se besojnë se dinë mënyrën e vrasjes së saj. Kjo e fundit ashtu si dhe identiteti i pedofilit të dyshuar nuk janë bërë publike, prej ligjeve gjermane të privatësisë.

Autoritetet thanë se i dyshuari kryesor është 43-vjeçari Christian B, aktualisht i burgosur, me një histori krimesh seksuale ndaj fëmijëve.

Policia britanike kishte shpërndarë foto të burrit që kishte kaluar kohë në rezortin portugez të Praia de Luz thuajse në të njëjtën kohë kur atje ishte dhe familja McCann.

McCann ishte zhdukur nga dhoma e saj në hotelin Praia de Luz më 3 maj, 2007 teksa prinderit e saj po darkonin me disa miq në restorantin Tapas.

“Ne supozojmë se vajza ka vdekur,” tha prokurori i Braunschweig, Hans Christian Wolters.

FOTO GALERI
1/6
Vogëlushja britanike u zhduk asokohe nga një shtëpi pushimi në Portugali ku ishte me prindërit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA