Edhe në këto zgjedhje politika i përjashtoi emigrantët nga e drejta për të votuar. Disa organizata kanë përgatitur një peticion online.
Konkretisht Diaspora Shqiptare kërkon të drejtën e votës në vend, dhe kjo e drejtë sipas tyre duhet të mundësisht dhe implementohet para zgjedhje të ardhshme parlamentare. A duhet të votojnë emigrantët? Ja kush ishte përgjigja e qytetarëve shqiptarë.
“Po duhet të votojnë ata janë shqiptarë”.
“Sigurisht që po,përse mos të votojnë”.
Edhe pse nuk janë qytetarë të Shqipërisë kanë pjesën tjetër të familjes dhe duhet të votojnë.
“Unë kam njerëz jashtë dhe ata kanë marrë avionin për të votuar”.
Por ka edhe nga ata qytetarë që mendojnë të kundërtën.
“Nuk duhet të votojnë, ai duhet të jetojë këtu që të shikojë nëse duhet kjo qeveri apo jo”.
Ndërsa kërkesa numër dy e Diasporës Shqiptare është kjo:
“T’i mundësohet popullit shqiptar e drejta të zgjedhë përfaqësuesit e tij përmes sistemit zgjedhor proporcional me lista të hapura”.
Top Channel