E tmerrshme/ Gruaja maskaron 60 vjeçarin, policia e gjen duke pirë kafen e mëngjesit e mbuluar në gjak

04/06/2020 19:15

Kjo pamje e tmerrshme tregon një grua thuajse të mbuluar në gjak që shijon kafen e mëngjesit pasi ka masakruar një mikun e saj, në prani të së bijës adoleshente.

45 vjeçarja Natalia akuzohet se ka vrarë 60-vjeçarin Vasily duke e goditur vazhdimisht me thikën e kuzhinës, para se të merrte një dorezë sëpate me të cilën e rrahu sa kishte fuqi.

Trupi i masakruar i 60-vjeçarit u gjet pranë hyrjes së shtëpisë në fshatin Loboikivka, në Ukrainën qendrore.

Alkoolikja Natalia dhe Vasily kishin qenë duke pirë së bashku në shtëpinë e saj, kur kishte nisur një argument që me sa duket përfundoi në mënyrë tragjike.
Ajo besohet se ka rrahur e torturuar burrin gjatë gjithë natës, derisa sa ai kishte vdekur dhe atëherë thirri policinë.

Sipas mediave vendase vrasja kishte ndodhur në prani të vajzës 16-vjeçare të së zonjës së shtëpisë, e cila tashmë është vendosur në një jetimore dhe po merr trajtim psikologjik.

Kur arritën oficerët Natalia ishte ulur në hyrjen e saj e mbuluar në gjak, duke pirë qetësisht kafen e mëngjesit dhe një cigare.

Policët raportohet se u tronditën kur panë trupin e gjymtuar të Vasily në mes të kopshtit.

Dëshmitarja e ngjarjes Diana, e cila jeton një derë më larg, tha: ”Ajo [Natalia] e kishte bërë lëmsh kokën dhe trupin e njeriut. Atij i ishin hapur dhe flokët pasi ajo kishte tentuar ta çante në kokë. Ajo gjithashtu i kishte mbushur gojën me bukë për të shuar ulërimat e tij.”

”I gjithë kopshti i saj para shtëpisë ishte mbuluar me gjak”.

Ekspertët konfirmuan se Natalia ishte e mbuluar me gjakun e Vasily. Ajo raportohet se ka pranuar vrasjen brutale por thotë se nuk e mban mend për çfarë debatuan.
Zëdhënësja e policisë Hanna Starchevska tha: “E dyshuara po pinte me një mikun e saj kur lindi argumenti, dhe ajo e rrahu për vdekje. Ajo do të dërgohet në spitalin mendor për ekzaminime. Nëse shpallet fajtore mund të dënohet deri me 15 vjet burg”.

Fqinjët thonin se më parë ajo kishte qenë e respektuar dhe punonte si drejtore e postës lokale, para se të krijonte problemin me pijen.

FOTO GALERI
1/5
Natalia duke pritur policine ne shtepi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA